×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi nuk do puthje as përqafime më nga Beatrix, a u shua dashuria mes çiftit?

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 8:13

    Veprimet e fundit te banorit të Big Brother kanë marrë vëmendjen edhe te publikut.

    Që nga e marta, Donald Veshaj po mban distancë ndaj Beatrix.

    Madje, ajo po i afrohet për ta puthur ose përqafuar Donaldi po e injoron totalisht.

    Madje DJE  Beatrix i tha Donaldit se është ‘më ndryshe’ se herave të tjera.

    “Je ndryshe sot. S’a arrijë dot ta kuptojë. Më duket më ndryshe. Nuk e di a për të mirë a për të keq”, i thotë Beatrix.

    “Stresohem dhe mërzitem kot. Takimi me Romeon më ka.. Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë… Por jeta është shumë e bukur”, i përgjigjet Donaldi.

    Krahas këtyre, të rralla po janë momentet kur dyshja po shfaqen së bashku, teksa vetëm tre ditë më parë ata ndaheshin gjithmonë nga pjesa tjetër e banorëve.

    Kujtojmë se, vëllai binjak Romeo hyri të martën dhe nuk dihet se çka ka biseduar me Donaldin i cili që nga ai çast ka ndryshuar qëndrim ndaj Trixës.

    Ndryshe, do e shohim te premten se çka do të ndodh dhe si do e komentojë këtë Donaldi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!