Emri i Bora Zemanit po vazhdon të lakohet çdo ditë në gjitha mediat rozë pas historisë së saj me Donaldin.
Moderatorja shqiptare ka marrë përkrahje pafund që kur Donaldi deklaroi se ka nisur të ndjejë diçka për Beatrix Ramosaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Aktualisht Bora është udhëheqëse e emisionit ‘Përputhen’, por moderimi nuk ka qenë puna e saj e parë.
E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Bora ka zbuluar se puna e saj e parë ka qenë në velinë.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre para tetë muajsh dhe pritej një rikthim i tyre, por hyrja e Beatrixit në Big Borther i ka trazuar ujërat./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.