×
  • Show Time
  • Show Time

    Akuzoi produksionin për marrëdhënien Bora-Donald, Lori Hoxha merr vendimin drastik për Semin

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 20:37

    Lidhja mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother ka ngjallur shumë reagime.

    Që nga dalja e ish-konkurrentes, Semi Jaupaj, Donaldi e ka ndier vetën me të lirë dhe ka nisur lidhjen e tij me Trixën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net,

    Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Semit, e cila është shoqe e ngushtë e moderatores Bora Zemani.

    Madje Semi nuk ka ngurruar së akuzuari produksionin e Big Brother për prishjen e raportit mes moderatorës dhe aktorin vlonjat.

    Deklaratat e Semit i kanë penguar producentës së këtij spektakli, Lori Hoxha, e cila ka vendosur që Semi të mos ftohet me në asnjë emision në Top Channel.

    Kujtojmë që Semi lëshoi studion e spektaklit mbrëmjen që Donaldi shprehu publikisht ndjenjat e tij për Beatrixin./Gazet Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!