Spektakli i sotëm i Big Brother ka nisur me një serë debatesh mes banorëve.
Pas debatit mes Einxhel dhe Ilirit ka plasur edhe sherri mes Arjolës dhe Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Donaldi ka akuzuar Arjolën që i mban krahun Ilirit edhe kur ai nuk ka drejt dhe kjo gjë po e penalizon.
Arjola mes të britmave i ka thënë që ka të drejtë të mbrojë Ilirin sepse e ka shok dhe ndjehet e afërt me të.
Në debat është përfshirë edhe Iliri i cili i ka mbajtur krahun Arjolës./Gazeta Reporteri/