×
  • Show Time
  • Show Time

    Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas raportimeve se ajo dhe Bora do t’largohen nga “Për’puthen”

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 14:49

    Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar pas raportimeve se ajo dhe moderatorja e emisionit të dashurisë, Bora Zemani po largohen përfundimisht nga formati.

    Ndonëse nga burime të pakonfirmuara, ishin disa emra, si të mundshëm për t’i zëvendësuar.

    Reagimi i autores nuk vonoi për të qartësuar mjegullën mbi thashethemet e fundit.

    Ajo ka shpërndarë në Instastory një lajm të Top Albania Radio, ku shkruhet se burime pranë “Top Channel” konfirmojnë se “Për’puthen” do të vazhdojë, sigurisht me Olsën dhe Borën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!