Para disa javësh Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka quajtur Marget.
Sigurisht kjo është periudha më e bukur për çiftin, jeta e të cilit ka ndryshuar tërësisht.
Por shumë e bukur është kjo periudhë edhe për teze Luanën, e cila nuk mund të ishte më e lumtur se kaq që është bërë teze sërish.
Gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë emocionet dhe ndjesitë e saj shpesh me ndjekësit në Instagram duke treguar gjithë dashurinë për Marget.
Kështu ka bërë edhe së fundmi teksa ka publikuar një foto ku mban këmbën e të voglës. “Jetë!”- ka shkruar ajo krah fotos së ëmbël që flet më shumë se një mijë fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.