Dje ishte një ditë speciale për Bora Zemanin pasi i biri feston ditëlindjen.
Mirëpo, ata nuk mund të festojnë bashkë për shkak se moderatorja ndodhet e shtruar në spital.
Këtë 7-vjetor që duhet të qëndrojë larg të birit, Bora ka publikuar disa kujtime në Instagram.
Ajo thotë se festën do ta shtyjnë për pak teksa shton se Arbnori, si një djalë e rritur e kupton arsyen e këtij vendimi.
“Një pikë nga kujtimet tona…Je gjithçka për mua dashuri! Mami uron që edhe në 100 vitet e ardhshme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjell vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishen planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton çdo gjë. Do e shtyjmë vetëm paaak fare. #myson #mylove #myblessing #arbor7”, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.