Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022, përfundon me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022.
Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.
Rikujtojmë se kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.