‘’Pasionet e fshehta’’ është nga serialet më të shikuara dhe të pëlqyera nga publiku dhe lajmi për rikthimin e kastit të njëjtë për një sezon të ri ka gëzuar shumë fansat.
Trileri zyrtar tashmë është publikuar dhe nga ajo pjesë e shkurtë shihet se Sara Elizondo dhe Franco Reyes janë të ndarë, ndryshe nga çiftet tjetër kryesorë.
Tani për tani nuk kanë dhënë më shumë detaje se çfarë do të ndodh me personazhet Natasha Klauss dhe Michel Brown, megjithatë, aktorja kishte deklaruar përmes ‘live’ në Instagram se marrëdhënia mes të dy roleve nuk do të prishet.
“Sepse misteri, pasioni, hakmarrja, drejtësia dhe dashuria janë në gjak”, përfundon ky trailer i prezantuar nga Telemundo.
Megjithëse nuk ka një datë specifike të lëshimit, tashmë është konfirmuar se “Pasión de gavilanes 2” do të mbërrijë në Telemundo në shkurt 2022 .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.