Ish-banori i shtëpisë me të famshme të momentit, Big Brother VIP, Ardit Çuni vazhdon të marrë vëmendjen e mediave rozë edhe pas largimit.
Arditi u eleminua nga gara javë më parë, por është pothuajse gjithmonë i pranishëm në studio duke komentuar banorët e mbetur brenda, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një sondazh të cilin e kishte bërë vet këngëtari se cili nag banorët do të lë shtëpinë sonte, Einxhel kishte dalë më e votuara.
Kujtojmë që në nominim janë Einxhel, Iliri, Arjola dhe Claudio, njëri nga këta të katërt gjatë spektaklit të sontëm do të lë përfundimisht shtëpinë./Gazeta Reporteri/
