×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Xhoni jep intervistë për radion gjermane: Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 8:12

    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë.

    Duke e nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij ndoshta pak të çalë, reperi me prejardhje nga Drenica foli në përgjithësi rreth këtij viti, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij.

    Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, u pyet nga prezantuesi i emisionit për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist”.

    Duke qenë se deklaratat raciste të deputetit të AfD-së ishin bërë edhe për shqiptarët, reperi i hitit “Kokaina” tha se qëndrimet e tij janë të gabuara.

    “Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”, ka thënë Don Xhoni.

    I njëjti përgjatë intervistës ka treguar edhe se i pëlqen qitja me armë, posaçërisht me kallashnikov dhe kjo është arsyeja pse armët janë pjesë e disa prej këngëve të tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!