×
  • Show Time
  • Show Time

    “Punë e madhe çka mendon Iliri, unë do të jem në finale”

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 14:49

    Shtëpia më e famshme e momentit, Big Brother VIP vazhdon të jetë kryetema e pothuajse të gjithëve.

    Banorët nuk kanë dështuar asnjëherë deri me tani për të na befasuar me sjelljet, strategjitë dhe deklaratat e tyre duke nxitur kështu shumë debate, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Njëra nga banoret, Monika gjatë një bisede me të tjerët ka thënë se do të jetë në finale pavarsisht se çfarë mendojnë të tjerët.

    “Tani kam një qëllim në vetvete, e kisha deri diku tani po shkoj drejt e në zemër te qëllimi im, unë do të jem në finale, punë e madhe se Iliri s’më quan mua, kush është Iliri të thot për mua që jam apo nuk jam në finale”- ka thënë ajo.

    Kujtojmë që Monika ishte prekur kur Iliri kishte thënë se nuk e sheh si konkurrente të fortë që të arrijë në finale./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!