Banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj gjatë spektaklit të së martës.

Moderatorja shqiptare u shfaq me një pamje krejt ndryshe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Me flokët e zeza dhe të lëshuara si dhe baluket, Einxhel dukej krejt tjetër.

Reklamë

Por, ajo çka ra në sy ishte veshja e saj provokuese,  e ku dukej shumë mirë.

Einxhel kishte përzgjedhur të vishte një ‘suit’ të gjelbërt bashkë me një dekolte të hapur tek pjesa e gjoksit të ekspozuar.

Kujtojmë që Einxhel i shpëtoi largimit nga shtëpia pasi ishte në nominim me Ilirin, Arjolën dhe Claudion, ky i fundit edhe u eleminua./Gazeta Reporteri/

Reklamë