×
  • Show Time
  • Show Time

    S’ka më, mbaron gjithçka mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:30

    Ka pasur zëra që çifti i njohur Dua Lipa dhe Anwar Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

    Sipas Revistës “Ok”, dyshja i kanë dhënë fund romancës dy vjeçare.

    Kjo erdhi si shkak lidhja në distancë pasi Dua kishte qëndruar në Londër e Hadid në New York.

    “Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë.”, tha një burim për gazetën The Sun muajin e kaluar.

    Ndarja e Anwarit nga këngëtarja erdhi si ‘goditje’ pasi motra e tij më e madhe, Gigi i dha fund lidhjes me Zayn Malik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!