Sonte nga ora 23:00 Tik Tok zhvillohet meçi më e nxehtë ndonjëherë në këtë rrjet social.

Kryetari Gani Gërmia do të përballet me Vedat Sylejmanin, Tik-Tok’erin e famshëm që e zuri vendin e parë në Londër.

Përmes një videoje të publikuar, Gani Gërmia i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që sonte në ora 23 të gjithë të jenë të pranishëm në Tik-Tok.

Reklamë

“Sot ftova mbledhje të jashtëzakonshme sepse ashtu siç ju kam paralajmëruar me datë 15 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 23:00, kemi përballje të fuqishme kundër Vedat Sylejmanit. Ju ftoj të bashkuar të gjithëve, si asnjëherë më parë. Si gjithmonë dhe përherë i juaji, Gani Gërmia”, tha kryetari Gani Gërmia në videon e publikuar.