×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e “Portokallisë” i kthehet kundër Arjola Demirit, madje e mbron Donaldin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:53

    Arjola ka qenë së fundmi banorja më në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP”. Ajo është përfshirë në debate të shumta, ku më të zjarrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin.

    Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuzat dhe ofendimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “egoiste”.

    Në debat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e akuzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.

    E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

    “O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!