×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi lëshon bombën për lidhjen me Borën: Nuk e di pse e pashë vetën me atë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 20:08

    Lidhja e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka bërë bujë të madhe që nga fillimi i spektaklit të Big Brother VIP.

    Por, gjithçka ndryshoj që kur në shtëpi u fut këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila tashmë ka nisur lidhjen brenda shtëpisë me aktorin vlonjat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë bisedës me Meridianin, Donaldi ka thënë se nuk e di pse e ka parë veten me Borën, kur ka marrë vesh historinë që ajo ka pasur.

    “Për historinë që ka patur, kur kam marrë vesh historitë që ka patur kam thënë ëaë, nuk e di pse e pashë veten me atë”- ka thënë Donaldi.

    Kujtojmë që gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi ka deklaruar edhe një herë se pëlqen shumë Beatrixin duke thënë “dua ta ha”./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!