×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kush është ky”, Drejtori i Teatrit Kombëtar thotë se nuk e njeh aktorin Donaldi Veshaj

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 10:48

    Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “ABC e Mëngjesit” me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitrin.

    Ai ka promovuar shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha.

    Mirëpo, në nisje të bisedës, me plot humor, Keli e pyeti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.

    Çuli befasoi më përgjigjen, duke u shprehur se nuk e njeh se kush është Donaldi.

    Një pjesë nga biseda:

    Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.

    Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di .

    Sibora Bitri: Aktor është.

    Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?

    Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.

    Hervin Çuli: Nuk e njoh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!