Reperi i famshëm, Rigels Rajku i njohur si Noizy është shoqëruar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata.
Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik. Ai ka publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke u argëtuar, pa e ditur se ccfarë e priste në tokën shqiptare.

