×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Boletini zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 14:55
    Radio Televizioni i Kosovës

    Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, në mbledhjen e parë konstituive ka zgjedhur kryetarin dhe nenkryetaren e Bordit.

    Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare. Në këtë mbledhje morën pjesë 10 anëtarë të Bordit. Kjo u bë e ditur në komunikatën për media të lëshuar nga Bordi pas mbledhjes.

    Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së. Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar. Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Bordi i RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!