×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy shndërrohet në babadimër dhe gëzon fëmijët në Kampin e KFOR-it në Vushtri

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 19:26

    Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë shumë i përfolur në media gjatë ditës së enjte.

    Kjo pasi ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kalimin kufitar Vërmicë, për shkak të një dënimi prej vitesh që rëndonte mbi të.

    Ai ka qenë i detyruar të qëndronte 100 ditë në burg ose të paguante një gjobë prej dy mijë eurosh, gjersa zgjodhi të bënte këtë të fundit.

    Ndërkohë, vivita e Noizyt në Kosovë duket se ka pasur të bëjë me një mision shumë të veçantë.

    Kjo pasi ai ka qenë i angazhuar që të vishet si babadimër dhe të gëzojë fëmijët në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj të Vushtrisë.

    Ka qenë vet reperi nga Shqipëria ai i cili ka ndarë lajmi e gëzueshëm me fansat e tij, përmes disa videove të publikuar nga aktiviteti i zhvilluar ditën e sotme.

    Nga pamjet, mund të shihet se ai ka gëzuar fëmijët me prezencën e tij, të cilët gjithashtu kanë marrë një dhuratë për fundvit.

    “Sërish si babagjyshi, por këtë herë në Kosovë, pikërisht në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj, ju dua”, ka shkruar Noizy në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

    Në sajë të këtij aktiviteti, reperi i është ndarë një mirënjohje nga përfaqësues të Kampit të KFOR-it në Maxhunaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!