Një debat tjetër mes Arjolës dhe Einxhel brenda shtëpisë së Big Borther ka nodhur pak më parë.

Einxhel ka qenë ajo që ka nisur e para të nxisë Arjolën të flaës, teksa kjo e fundit është përzirë në një bisedë mes Eixhel dhe Monikës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Einxhelit, e cila nuk ka ngurruar aspak t’i kthehet me tone të ashpëra Arjolës duke i kërkuar të mos përzihej në bisedat e saj dhe të Monikës.

Reklamë

Gjatë debatit Einxhel për një moment i ka thënë Arjolës: “ti nuk je në rregull”, derisa Arjola i është përgjigjur: “kam disa ditë që nuk jam në rregull”.

Debati është shuar mes dyshës pas ndërhyrjes së Monikës, e cila u ka kërkuar dyshes që të qetësohen./Gazeta Reporteri/