Në një prej platformave më të mëdha dhe më të njohura botërore për filma Netflix, së shpejti do të jetë pjesë edhe një film me tematikë për shqiptarët, shkruan Reporteri.net.
“Arbëria” quhet filmi nga regjisorja me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri. Ai trajton jetën e arbëreshëve në Itali me anë të një storie dramatike.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar se ky është një film tejet emocianl dhe i bukur.
““Arbëria” në Netflix ?? ❤️??
Një film?️ tepër emocional dhe i bukur, kushtuar arbëreshëve të Italisë, sjellë nga regjisorja me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri.
Sa privilegj, të shohësh një film për shqiptarët e mirë???? në një platformë të suksesshme si Netflix??”, shkruan ai.