×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj flasin për puthjen e parë dhe humbjen e virgjërisë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 14:36

    Çifti, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre intime, teksa u vendosën në një provë në shtëpinë e Big Brother ku duhet të tregonin sa shumë e njihnin njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedës, aktori dhe këngëtarja, të cilët nisën romancën brenda shtëpisë së famshme, folën për humbjen e virgjërisë dhe puthjen e parë.

    Beatrix Ramosaj u shpreh se virgjërinë e humbi në moshën 22-vjeçare ndërsa puthjen e parë e dha kur ishte në gjimnaz.

    Ndërsa Donald Veshaj theksoi se puthjen e parë e dha rreth moshës 15-vjeçare, por nuk i pëlqeu dhe iu duk shumë e shpifur.

    Pjesë nga biseda:

    Donald Veshaj: Kur e ke dhënë puthjen e parë? Unë e di që ke qenë e virgjër deri 22-vjeçe?

    Beatrix Ramosaj: Po isha 22-vjeçe, ndërsa puthjen e parë kur isha në gjimnaz

    Donald Veshaj: Si ishte?

    Beatrix Ramosaj: Bukur, ku di unë! Po ti?

    Donald Veshaj: Isha 15-vjeç. Thjesht mua ma ka shpifur puthja e parë. Ishim në diskotekë. Ajo vajza më kishte shumë qejf, unë jo dhe aq. Teksa po përqafoheshim, u puthëm. Nuk më ka pëlqyer puthja e parë. Nuk ishte intime fare, shumë skandal.

    Beatrix Ramosaj: Sa lidhje ke pasur?

    Donald Veshaj: 3 lidhje, që nga gjimnazi deri tani (mendohet). 3 ose 7 lidhje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!