Një prift amerikan është dënuar me 12 vjet burgim në Timorin Lindor, pasi u shpall fajtor për “abuzime të tmerrshme seksuale me fëmijë”, në jetimoren e një fshati të largët, që e kishte themeluar vetë.

Rasti i 84-vjeçarit Richard Daschbach është i pari i këtij lloji në vendin katolik.

Prifti ka pasur nën kujdesin e tij qindra fëmijë që nga viti 1990, kur nisi misionin e tij në Timorin Lindor.

Reklamë

Ai akuzohej për abuzim seksual me fëmijët, si dhe për pornografi me të mitur, krime për të cilat do të gjykohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivistët për të drejtat e fëmijëve e përshëndetën dënimin, por shtuan se do të apelojnë që ky dënim të jetë më i rëndë për priftin.