Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Serbia është partneri kryesor i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se Moska e vlerëson shumë partneritetin me Beogradin.
Ai, në një intervistë për Tanjug, ka theksuar se “qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i njohur”.
Lavrov ka theksuar se Rusia e mbështet arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.