×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kriza energjetike në Kosovë, KEDS’i mban konferencë për media

    Reporteri
    25 Dhjetor 2021 | 7:51

    KEDS ka bërë të ditur se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën elektro-energjetike në Kosovë.

    Përmes një njoftimi për media, nga KEDS kanë njoftuar se konferenca do të mbahet sot (e shtunë) nga ora 13:00 , në objektin qendror të KEDS-it.

    Dje, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa emergjente për kufizim të furnizmit me energji elektrike, për shkak të rritjes së çmimeve dhe konsumit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!