Ndonëse nuk lejohet hedhja e maskave sidomos gjatë kësaj kohe kur po përballemi me COVID-19, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sheh lirshëm se si ato janë hedhur nëpër gjelbërim.
Përveç maskave, bishta të shumtë të cigareve janë hedhur kudo pa kontrollë.
Reporteri.net ka siguruar disa fotografi nga ANP-ja ku shihet grumbull mbreturinash ngado, në veçanti aty ku do të duhej të ishte më së pastërti, në barin që ende është i gjelbëruar.
Ditëve të fundit, ka pasur numër të madh të frekuentimit në Aeroportin e Prishtinës, me rastin e ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.