Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura ku si pasojë 11 persona janë lënduar ndërsa dy prej tyre kanë vdekur, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar Policia.
Po ashtu thuhet se hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.
“Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht”, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.