Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit
I arrestuar është H.A.R, 2003.
“I dyshuar dyshohet për disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit dhjetor 2021 dhe fillim muaji janar 2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.
I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim”, thuhet në njoftim.
Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha këto vende ku janë kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor dhe të njëjtat i kanë ndarë mes vete, dhe i kanë shpenzuar.
Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.