Kosova do të jetë shteti i dytë në rajon sa i përket rritjes më të madhe ekonomike deri në vitin 2023, sipas Bankës Botërore.
Pas rimëkëmbjes së madhe në vitin 2021, ekonomia globale sërish është ngadalësuar, për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të koronavirusit. Banka Botërore parasheh zvogëlim të rritjes globale deri në vitin 2023, raporton Radio Evropa e Lirë.
Bazuar në një tabelë të REL-it, Mali i Zi është shteti që do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në dy vitet e ardhshme në rajon. Sipas BB-së, më 2022 ky shtet do të ketë rritje ekonomike në vlerë prej 5.6 për qind, dhe më 2023 4.8 për qind.
Kosova pason me 4.1 për qind më 2022 dhe 4.4 për qind më 2023.
Serbia është e treta, e lista vazhdon me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën që parashihet të ketë rritjen më të ngadalshme ekonomike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.