Ministrja Franceze për Çështje Evropiane, thotë se maces së saj ia ka vënë emrin “Brexit” për shkak të natyrës së saj të pavendosur, shkruan The Independet, transmeton Reporteri.net
Ministrja Nathalie Loiseau tha për Le Journal du Dimanche se macja e saj çdo mëngjes ulërin për ta lëshuar jashtë, por kur ia hap derën, refuzon të dalë jashtë.
Komentet nga ministrja franceze vijnë pasi Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.
Zonja Loiseau do të jetë kandidatja më e rëndësishme nga partia e Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, ku do të garojë kokë më kokë me Marine Le Pen, nga ekstremi i djathtë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.