Ajo sot është ndër artistet më në zë të momentit, me një pasuri marramënedëse e karrierë super të pasur por dikur nuk dinte të lexonte.
Fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.
“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare”, u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.
Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.