Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka publikuar pamje nga Moska duke kënduar muzikë popullore shqiptare.
Ramë Lahaj, njihet për zërin e tij të veçantë, e këtë e ka dëshmuar disa herë.
Kësaj radhe, ai është paraqitur nga Moska, duke shkruar se kur i bie rreth e përqark dynjasë, duke e hequr make-upin, ia kris këngës së qejfit.
“Ai momenti kur e hapë dhe e mbyllë sezonin e 243-të, të teatrit gjigant, atë të Bolshoit, të Moskës e po ashtu i bie dynjasë rreth e përqark e duke e hequr make upin ia krisë këngës së qejfit. Zotit e njëri tjetrit i qofshim falë për gjitha të mirat që i gëzojmë. Gëzofshi të mira edhe ju o njerëz të mire” shkroi Lahaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.