×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Instagrami publikon veçorinë e re

    Reporteri
    15 Shkurt 2022 | 12:59

    Rrjeti i njohur social, Instagram, ka prezantuar veçorinë e re të quajtur “Private Story Likes” (Pëlqimet e storieve) pa ua dërguar ato sikur mesazhe direkte përdoruesit që ia pëlqeni storien.

    Më herët, çfarëdo përgjigje që ia keni dërguar dikujt për një storie – qoftë emoji apo edhe mesazh të plotë – është shfaqur te inboxi i mesazheve. Por me opsionin e ri, mund t’ia pëlqeni dikujt storien pa i shkuar fare te mesazhet.

    Me veçorinë e re do të ndryshojë edhe dizajni se si shihen storiet. Në mes të hapësirës për të shkruar mesazhe dhe ikonës së aeroplanit të letrës do të shfaqet një ikonë zemre.

    Nëse e klikoni, do ta pëlqeni storien e dikujt.

    Po ashtu është bërë e ditur se storiet s’do t’i numërojnë pëlqimet dhe se pëlqimin s’mund ta shohin përdoruesit tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!