Ka përfunduar spektakli i shumë shikuar nga shqiptarët, Big Brother VIP.
Fituesi i këtij spektakli është shpallur Ilir Shaqiri, si banori më i votuar nga televotimi i javës, ku u dërguan mbi 400 mijë SMS.
Katër ishin banorë VIP që i rezistuan deri në fund kësaj gare, e zhvilluar në më plot 136 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gazeta Online “Reporteri.net”, përmes këtij shkrimi ju tregon për gjithçka që ndodhi në natën finale të spektaklit shumë të shikuar.
Ilir Shaqiri u befasua nga bashkëshortja, ajo foli shqip
Edhe për Donaldin u bën dy befasi. Ai vallëzoi me nënën e tij në Pallatin e Kongreseve.
Kurse befasia e tjetër ishte takimi me Beatrix me të cilën është lidhur në Shtëpinë e Big Brother.
Befasi kishte edhe për dy finalistet.
Einxhel Shkira takoi babain e saj.
Kurse Beniada u befasua nga farefisi i gjerë në finalen e Big Brother VIP të cilët hynë brenda shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.