×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mbase nuk gjeta dashurinë po njoha një shok”, ky është konkurrenti që u largua nga Për’puthen

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 23:00

    Për’puthen është një nga programet e dashurisë më të shikuarat.

    Ka tre sezone që po shfaqet në “Top Channel” dhe ka arritur suksese mjaft të mëdha.

    Takimet, përballjet e dramat mes çifteve janë ato që e kanë kthyer në një format të komentuar.

    Mirëpo, sezona tretë nuk ka qenë edhe aq e mbarë pasi që shumë nga konkurrentët kanë braktisur emisionin duke lënë në gjysmë aventurën.

    Një ndër konkurrentët e radhës që ka vepruar ngjashëm është Albi Dhima, ku largimin e tij e bëri të ditur me anë të një postimi në instagram.

    “Faleminderit dhe Me Falni. Faleminderit @olsamuhameti qe me dhe mundesin te isha pjes e ketij formati ,faleminderit gjithe produksionit per punen e palodhshme qe beni. Faleminderit cdo konkurenti/e qe ka qen pjes e ketij rrugetimi me mua per cdo emocion dhe moment te bukur . Me falni nese qe nga produksioni e deri tek cdo konkurent me ndonje fjale apo veprim timin ju kam prekur ose ofenduar , asgje personale . Faleminderit te gjithe ju qe me keni mbeshtetur ne kete rrugetim dhe keni qen me mua cdo moment . Faleminderit dhe ju qe me keni kritikuar , me ka sherbyer per tu bere njeri edhe me i mire. Me falni nese per ndonje gje ju kam zhgenjyer . Faleminderit @borazemani per profesionalizmin e treguar dhe ty @arjankonomi_ ?. Vertete ishte nje rrugetim shume i bukur ku mbase nuk gjeta dashurine po njoha nje shok , mik , vella si @bashkimsaitii ?❤ PERULJE ?”, ka shkruar Albi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!