Mbrëmja e djeshme nuk shkoi mirë për vëllezërit Veshaj.
Mes Donaldit dhe Ilirit, ishte ky i fundit që fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eruove.
Mirëpo, ka qenë i pashmangshëm reagimi i Romes ku sot në media ka qarkulluar një video nga prapaskenat e mbrëmshme ku ai shihej i rrethuar nga sigurimi i Top Channelit.
Pas kësaj, gjatë ditës së sotme vëllezërit Veshaj kanë habitur me veprimin e tyre, ata kanë hequr nga profili në instagram videon e promos së emisionit “Më lër të flas” kështu duke konfirmuar aludimet se ka pasur sherr mes tyre dhe produksionit.
Por jo vetëm. Një veprim tjetër i Donaldit i ka habitur të gjithë. Siç duket pas situatës së krijuar mes tij dhe produksionit ai ka marrë ‘hak’ edhe ndaj Arbana Osmanit.
Donaldi nuk e ndjekë më Arbanën në instagram, ndërsa kjo e fundit vazhdon ta ndjekë Donaldin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.