Emanuela Morini, gruaja e Ilir Shaqirit ka reaguar për herë të parë pas fitores së tij. Balerini mori çmimin prej 100 mijë eurosh pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar balerinin mirëpo mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gruaja dhe e bija.
Emanuela ka publikuar një foto nga momenti që merr çmimin krahas së cilës ka shkruar:
“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, është shprehur Emanuela.
Ndërkohë e bija ka shkruar: “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”. Kujtojmë që Emanuela ishte e pranishme në studio ndërsa e Emily nuk mundi që të vinte pasi ishte infektuar me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.