×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik: Shkoj te psikologu çdo muaj, kam vuajtur nga ankthi

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 16:54

    eperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen” ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-vjeç.

    Reperi thotë mes të tjerash se ka përdorur qetësues për këtë problem dhe se viziton rregullisht psikologun për gjendjen e tij emocionale.

    “Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22 vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës. Mos mendoni se mund t’ju ndihmojnë vetëm ilaçet dhe mjeku por këshillat e familjes dhe koha është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar ankthin. 8 muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne. Unë shkoj çdo muaj se kam nevojë, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ke probleme emocionale është psikologu për këtë”, ka thënë reperi.

    Kujtojmë që Mozzik po shijon aktualisht suksesin e albumit më të fundit me titull “Lamboziki”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!