×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet pse Edi Rama nuk mori pjesë në finalen e “Big Brother VIP”

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 17:40

    Gjatë ditëve kur po organizohej finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”, ka pasur edhe lajme në media se kryeministri Edi Rama do t’i dorëzonte çmimin e madh fituesit.

    Nga disa portale u raportua mes tjerash se çmimin e madh, Edi Rama do t’ia japë Donaldit me helikopter në Vlorë.

    Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi jo vetëm që fitoren e mori balerini, Ilir Shaqiri, por Kryeministri nuk u bë asnjëherë pjesë e emisionit.

    Në natën finale, Rama ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë. Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh.

    Kujtojmë se Ilir Shaqiri ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore. Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!