Donald Veshaj është aktori që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Të premten e kaluar ai nuk arriti të rrëmbejë çmimin e madh, kështu duke u renditur i dyti.
E pas daljes së tij nga shtëpia, ai ka filluar të frekuentojë vendet e tij të preferuara.
Më pas një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon se Donaldi dhe Romeo ishin ngjitur në skenë teksa performonte Elgit Doda.
Këngëtari nisi këngën e bërë hit “Toxic Love” e shkruar nga Donaldi dedikuar lidhjes së tij me Borën dhe veprimi i tij ndezi publikun e pranishëm.
I hipur në krahët e Romeos ai kërcente e këndonte këngën së bashku me publikun që kishte ngritur duart lart.