×
  • Show Time
  • Show Time

    Pronarja e Top Channel thumbon hapur Donald Veshajn pasi ai ende nuk po arrin të pranojë humbjen

    Reporteri
    21 Shkurt 2022 | 16:09

    Donald Veshaj u rendit i dyti në formatin Big Brother VIP, por aktori nga Vlora nuk po arrin të pranojë humbjen.

    Madje edhe dje në regjistrimin e Post Big Brother VIP, ai dhe Beatrix Ramosaj zgjodhën të mos marrin pjesë aty, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pronarja e Top Channel, ditën e sotme ka publikuar një fotografi, por që gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që ajo ka zgjedhur, e që shumë nga ndjekësit po e cilësojnë si një thumb ndaj Donaldit.

    “Nëse ju ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet për vendin. Thjesht hip,” – shkroi Lori krah një kolazhi me foto të momenteve gjatë xhirimeve të Big Brother Vip.

    Theksojmë se edhe emisionin që Donaldi dhe Romeo do e nisnin në Top Channel, nuk dihet ende se si do vazhdojë, duke qenë se promo e tij është larguar, derisa aktori Veshaj ka zgjedhur të heq edhe nga lista e miqve Arbana Osmanin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!