×
  • Show Time
  • Show Time

    “Humbe diamantin për një gur”, fansat kërkojnë rikthimin e Donaldit me Borën

    Reporteri
    21 Shkurt 2022 | 16:29

    Ndonëse arriti të krijojë një romancë të re dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj, fansat ende duan ta shikojnë Donadin në krahët e Borës.

    Kjo vihet re edhe në një postim të bërë në Instagram Bora e cila shfaqet më elegante se kurrë e veshur me një fustan të zi, gjatë natës ‘Prime’ të ‘Përputhen’ ka marrë shumë komente nga ndjekësit.

    Fansat e saj e kanë komentuar moderatoren me fjalët më të ëmbla, ku disa prej komenteve ajo i ka bërë like, madje edhe ju ka kthyer përgjigje.

    Nga një vështrim i shpejtë në postimin e Borës, vihet se se ‘fun-page’ të ndryshme apo persona të tjerë i kanë bërë tag aktorit Donald Veshaj.

    “Për një qef për nje merak e humbe një diamant”-shkruan njëri prej tyre.

    Megjiatë, Bora ka vendosur të mos ju kthejë përgjigje këtyre komenteve, madje as nuk i ka fshirë ato duke rritur me shumë dyshime të publiku se si do të shkoj e gjithë kjo histori.

    Ju rikujtojmë se, Pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Donaldi nuk është shfaqur në asnjë intervistë që ka të bëjë me ‘Top Channel’ apo rrugëtimin e tij brenda shtpisë, pasi nuk ra dakord lidhur me çmimin e fituar nga Iliri.

    Edhe marrëdhënia me Beatrixën ende duket e paqartë për publikun pasi ata nuk kanë bërë asnjë postim të përbashkët apo të fotografohen në shoqërinë e e njëri-tjetrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!