Gjatë një interviste të dhënë dje, Sinan Vllasaliu pati fjalë jo të mira për dy artistë të estradës, Don Xhonin dhe Mozzikun.
Me këtë të fundit ai u tregua mjaft i ashpër, teksa komentoi njërën nga këngët e reperit të titulluar “Shko”.
E në postimin e bërë në faqen zyrtare të Gazeta Online Reporteri në Facebook, Mozzik ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Sinan Vllasaliut.
I njëjti ka shkruar se nëse një ditë do të bëhet me një djalë, do thërras Sinan Vllasaliun t’i këndojë në synetin e djalit të tij.
“Faleminderit Axha Sinan ! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale , n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ka qenë komenti i Mozzik. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.