Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri është një nga personat që beson tek besëtytnitë.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një nga emisionet në Top Channel, ku ka treguar edhe një eksperiencë të çuditshme prej hajmalive apo objekteve që largojnë “syrin e keq”.
“Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajtur gjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve sesi të mbrohen. Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete”, tregon Peristeri.
“Kaloj unë e para ndërkohë policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol. U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat”, kujton këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.
Anxhela shprehet se përtej sikletet që i kaploi në ato momente, ajo ishte e vendosur deri në fund që ta mbronte mikun e saj.
“Më tej polici gjen po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova të bëja kryqin sikurse edhe t`i shpjegoja diçka nga feja muslimane me gjeste dhe zë, por hiç! Ndërkohë Aureli vjen nga ana tjetër dhe këndon “Aleluja”. Më në fund pas gjithë këtyre shpjegimeve policët u sqaruan dhe ne kaluam të qetë”, rrëfen Anxhela duke pohuar se sa herë e kujton me miqtë, shkrihen gazit nga të qeshurat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.