Mbrëmë (21 shkurt) janë bërë bashkë të gjithë ish-banorët e Big Brother VIP për të festuar deri në orët e vona përfundimin e spektaklit.

Në rrjetet social janë postuar imazhe e video të ndryshme nga vetë protagonistët, ndërsa të gjithë shkëlqenin me dukjen.

Teksa dukej që hatëmbejtet i kanë lënë prapa krahëve, ish-banorët u argëtuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Reklamë

Ndërsa, vëmendje morën edhe çifti i krijuar brenda shtëpisë së BB VIP, moderatroja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Të dy ata dukeshin elegant, Einxhel mahnit në të bardhë, ndërsa Dagz në kostum me ngjyrë të zezë.

Ndërsa, nuk ka munguar edhe një dedikimi dashurie nga ana e DJ Dagz për parteren e tij.

Reklamë

“Unë jam fituesi absolut”, ka shkuar në foton që ndau me fansat në Twitter.