Dyshja Donald dhe Beatrix po dyshohet se janë ndarë.
Mrëmë në festën e organizuar nga Top Channel, Donaldi dhe Beatrixa në ansjë moment nuk janë parë bashkë. Këngëtarja kosovare u pa në festë së bashku me vëllain e saj Alban Ramosaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nuk ka vonuar shumë, Albani ka vendosur që ta heq nga lista e miqve në Instagram, Donaldin.
Ai madje edhe ka publikuar një fotografi të motrës së tij, Beatrixës, derisa ka shkruar:
“Mirëmëngjes vetëm Beatrixës”.
Ndryshe, Donaldi mbrëmë në festë qëndroi vetëm me shoqërinë e tij dhe vëllain Romeon, derisa nuk mungoi edhe kënga të cilën ai ia ka dedikuar Borës, “Toxic Love”, të cilën e këndoi së bashku me Elgit Dodën./Reporteri.net/

