×
  • Show Time
  • Show Time

    Ilir Shaqiri publikon foton krah Beniadës, Einxhelit e Donaldit dhe ka disa fjalë rreth Big Brother VIP

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 13:40

    Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

    Balerini shqiptar i cili erdhi nga Italia për të provuar këtë eksperiencë në Shqipëri, doli triumfues pas 4 muaj qëndrimi në shtëpinë më të famshme shqiptare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tani, ai ka publikuar një fotografi së bashku me Beniadën, Einxhelin dhe Donaldin, ku dhe ka bërë një dedikim rreth aventurës së tij në BB.

    “Ky program ka qënë eksperienca më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Nuk gjej dot fjalët për ti shprehur mirënjohjen, falenderimet të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë këto muaj. Ju përqafoj të gjithëve”, ka shkruar balerini krahas fotos.

    Kujtojmë se krahas çmimit prej 100 mijë eurove, Ilir Shaqiri u zgjodh edhe si imazh i Digitalb./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!