×
  • Show Time
  • Show Time

    Vjen reagimi i menjëhershëm i Semit, pasi Donaldi dhe Beatrixa i dhanë fund lidhjes

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 15:10

    Ditën e sotme Beatrix Ramosaj përmes një Story të publikuar në Instagram, konfirmoi ndarjen nga Donald Veshaj.

    Vetëm 4 ditë pas përfundimit të Big Brother VIP, Beatrix dhe Donald i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Menjëherë pas ndarjes, nuk ka munguar edhe një reagim nga Semi, mikesha më e mirë e Bora Zemanit.

    Semi Jaupaj ka publikuar një video në InstaStory, derisa në sfond dëgjohet kënga “Boomerang” e Yebba.

    Theksojmë se Donaldi dhe Trixa mbrëmë tek festa e organizuar nga Top Channel nuk u panë për asnjë moment bashkë, si dhe aktori Veshaj këndoi edhe këngën dedikuar Bora Zemanit “Toxic Love”, derisa Trixa ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, Alban Ramosaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!